+355 4 240 0241 [email protected]

Qellimi i instrumentit te Portalit te Diskutimit

Ky portal u mundësua nga asistenca e projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR2”, i cili zbatohet nga Qeveria Shqiptare në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Tiranë dhe mundësohet nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, qeverive të Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.

Portali është krijuar dhe administrohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në kuadër të angazhimit për të zhvilluar Modelin e  Programit të Transparencës për njësitë e qeverisjes vendore.

Portali synon të ofrojë asistencë teknike bashkive në lidhje me përgatitjen dhe publikimin e  Programit të Transparencës, duke vënë theksin edhe në monitorimin e zbatimit të këtij instrumenti si pjesë e rëndësishme e vlerësimit të transparencës. Konkretisht, ndihma nëpërmjet portalit vijon programin e ndërtimit të kapaciteteve të ofruar për të gjitha bashkitë në muajt shtator-tetor 2018.

SISTEMI I MATJES SË TRANSPARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES NË NIVELIN E VETQEVERISJES VENDORE NË SHQIPËRI

Sistemi i Matjes së Transparencës dhe Llogaridhënies përfshin një grup treguesish të transparencës dhe llogaridhënies me qëllim për të matur dhe raportuar në mënyrë periodike nivelin e transparencës të secilës bashki të vendit. Një sistem i tillë i shërben si një bazë standarte për të monitoruar nivelin e transparencës të secilës bashki, me qëllim për të evidentuar progresin, pikat e dobëta dhe të forta, si dhe modelet e mira, të paktën në baza vjetore. Monitorimi i parimeve të rëndësishme të qeverisjes së mirë vendore – transparencës dhe llogaridhënies – lehtëson menaxhimin e  performancës së këtyre dimensioneve. Sistemi i matjes i propozuar bazohet në matjen e shkallës së zbatimit të Programit të Transparencës, dhe si i tillë ai shoqëron Programin model të Transparencës.

Portali i diskutimit

NDIHME mbi perdorimin e portalit