+355 4 240 0241 [email protected]

PROCESI I PËRGATITJES DHE ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

PROCESI I PËRGATITJES DHE ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

Klikoni tek butonat më poshtë për të lexuar më shumë

1. Përgatitja

Procesi i përgatitjes së projekt-programit të transparencës është udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë. Në ketë fazë është marrë parasysh Programi modeli i miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (i miratuar me urdhërnr. ….datë…./…../2018), i cili është përshtatur me specifikat e njësive tëvetëqeverisjes vendoreme qëllim për tëgarantuar njohjen maksimale të qytetarëve me informacionin publik nga ana e bashkisë dhe vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion. Janë zhvilluar […] takime konsultuese me aktorë të shoqërisë civile, medias, biznesit dhe qytetarë për të marrë mendime, sugjerime dhe rekomandime me qëllim që Programi i Transparencës të jetë sa më afër nevojave dhe preferencave të tyre.

2. Miratimi

Bazuar në nenin 9, 15 dhe 18/3 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 4 tëligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe në modelin e miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (modeli i miratuar me urdhërnr. ….datë…./…../2018, Këshilli bashkiak me vendim nr….,datë…../……2018 ka miratuar Programin e Transparencës së bashkisë.

3. Publikimi

Brenda10 ditëve nga data e miratimit nga ana e Këshillit Bashkiak, Programi iTransparencës publikohet (i) në faqen zyrtare të internetit të bashkisë (www.xxxxxxx.gov.al) në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës” (linku) (ii) në vendet e caktuara për njoftimet publike të bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë [citohen adresat e vendeve].

4. Zbatimi

Kryetari i bashkisë është përgjegjës për zbatimin e përditshëm të Programit të Transparencës. Në ushtrim të kësaj përgjegjësie,Kryetari i bashkisë me urdhër nr…, datë…./…../201… ka caktuar [emër mbiemër], Koordinator për të drejtën e informimit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj. Me urdhërnr…, datë…./…../201…. ka caktuar [emër mbiemër], Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj. Me urdhër nr…, datë…./…../201.. ka miratuar Rregulloren e Administratës së bashkisë [linku] e cila në nenin…..ka përcaktuar procedurat, detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit të faqes zyrtare të internetit të bashkisë për publikimin dhe përditësimin e Programit të Transparencës. Në nenin ……janë përcaktuar procedurat, detyrat dhe përgjegjësitë e çdo strukture të administratës për publikimin dhe përditësimin e Programit të Transparencës dhe në nenin ….janë përcaktuar procedurat e trajtimit të kërkesave për informim.

5. Monitorimi

Monitorimi është një fazë dhe proces mjaft i rëndësishëm i cili ka dy dimensione, atë të vlerësimit dhe të mbikëqyrjes nga institucionet publike dhe nga aktorët jo-publikë. Monitorimi kryhet kryesisht nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili mbikëqyrrespektimin e dispozitave të ligjit për të drejtën e informimit dhe në rastet kur vërehen mosrespektime të tyre, bën vlerësimin e kundërvajtjes dhe vendos gjobat administrative përkatëse. Çdo person, kur vlerësonse i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këshilli Bashkiak mbikëqyr informimin e publikut nga ana e bashkisë duke analizuar dhe vlerësuar shkallën e zbatimit të rregullave që ai vetë ka vendosur për këtë qëllim,si edhe duke e kërkuar Kryetarin e bashkisë në raport për këtë qëllim. Kryetari i bashkisë vlerëson dhe mbikëqyr të gjithë procesin e zbatimit të programit të transparencës nga ana e administratës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë. Monitorimi i zbatimit të Programit të Transparencës do të bëhet jo më pak se njëherë në vit nga ana e këshillit dhe kryetarit të bashkisë nëpërmjet përdorimit tësistemittë matjes që shoqëron Programin model.

Aktorët jo-publikë që gjithashtu monitorojnë zbatimin eProgramit të Transparencëspërfshijnëorganizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, qytetarët dhe grupe të ndryshme. Monitorimi nga aktorët jo-publik luan një rol thelbësor në përmirësimin e transparencës dhellogaridhëniesfillimisht dhe krijimit të besimit qytetar.  Çdo raport, studim, monitorim apo vlerësim mbi zbatimin e Programit të Transparencës nga ana e aktorëve jo publikë sapo i vihet në dispozicion bashkisë publikohet në faqen zyrtare të internetit të bashkisë (www.xxxxxx. gov.al) në menu /nën-menu “Programi i Transparencës” [linku].

6. Rishikimi

Në bazë të pikës……të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr….,datë…../……/201.. “Për miratimin e Programit të Transparencës” rishikimi i plotë i programit do të bëhet njëherë në….vjet. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas të njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. Programi do t’i nënshtrohet herë pas here rishikimeve të pjesshme për të përditësuar ndryshimet e reja ligjore e nënligjore me efekt në informimin publik.