+355 4 240 0241 [email protected]

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm të 16 kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, janë përshtatur me kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë. Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore informacioni.

1

Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e
informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh)
i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativo-territoriale,
njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe funksionet e
bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për statistikat vendore,
për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e kërkesës, ankesave
dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me veprimet ose mosveprimet e organeve
dhe administratës së bashkisë.

2

Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin
kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori
informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e
Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me
planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor,
me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin,
mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe aseteve.

3

Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të
qytetarëve të informacionit që ka të bëjë me procesin, procedurat, format dhe afatet
e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar
në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e
qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të
bëjnë një kërkesë për informim.

4

Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet
që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit.
Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbime
3
publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat
publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike,
standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës
dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.

5

Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i
përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për
legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të organeve
të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit është ndarë
sipas funksioneve.

6

Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në
lidhje me procesin, procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që i nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.

7

Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve informacion
të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe projektet); shoqëria
civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato në lidhje me
vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj.